Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka publikuar të dhënat statistikore të treguesve për 5-mujorin e parë të vitit 2017, sipas të cilave, sasia e energjisë së shitur ka pësuar rritje me 3% ose 56 mijë mwh më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Arkëtimet totale të OSHEE-së për këtë periudhë kanë arritur në 27.5 miliardë lekë ose thënë ndryshe 4.6 % më shumë. Niveli i humbjeve në rrjet ka zbritur në 28.7% ose 1.01% më pak se e njëjta periudhë një vit më parë.

Numri i ankesave të raportuara/të hyra në maj 2017 është 44% më i ulët krahasuar me janar 2017 dhe 11.3% më i ulët se mars 2017. Numri i ankesave për 5-mujorin e parë përfaqëson 0.61% të totalit të faturave të lëshuara.

Borxhi i keq principal, për fatura 2007-2014 është 50.1 miliardë lekë në fund të 5-mujorit 2017 nga 67.8 miliardë lekë në fund të vitit 2014.