Trafikimi i femrave shqiptare në vitin 97 ka qenë një ndër vitet më përgjakshme, dhe më të këqija për shqipërinë.
I ftuar në emisionin “Shqipëria Live “ Pastori Paulin Vilajeti, ka treguar se ai ndihmonte vajzat që të mos trafikoheshin nga bandat kriminale drejt vendeve të tjera. Ai rrëfeu një prej historive më të trishta të asaj periudhe, ku shpëtoi njërën prej vajzave që sot është bërë një prej gazetareve më të njohura në Britaninë e Madhe. Emri i së cilës mbetet anonim.
“Kur pashë intervistën e vajzës mu rikthye viti ’97, është koha më e errët e vendit. Grupet kriminale i merrnim vajzat fshehurazi në makinë e i dërgonin prostituta. Më kanë qëlluar dy raste, tentova por nuk ia dola, shkova vonë, ato i kishin marrë. Historinë e njërës e di dhe lavdi zotit është mirë, kurse fatin e tjetrës nuk e di. Një prej vajzave që do të trafikohej është bërë një prej gazetareve më të njohura në Britaninë e Madhe”, tha ai.





