Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako me rastin e 1 Qershorit ka vizituar shkollën speciale të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Sako thotë se gjatë ceremonisë festive të organizuar nga fëmijët e kësaj shkolle i ka uruar të gjithë fëmijët për festën dhe ka shpërndarë disa dhurata.
Kryebashkiakja shkruan se bashkia ka një sërë programesh sociale që i zbaton në ndihmë të shtresave në nevojë dhe një kujdes i vecantë u kushtohet pikërisht këtyre fëmijëve me aftësi të veçanta.
Postimi i plotë:
Me rastin e 1 Qershorit , vizitova shkollën speciale të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Gjatë ceremonisë festive të organizuar nga fëmijët e kësaj shkolle kam uruar të gjithë fëmijët për festën dhe u shpërndava disa dhurata fëmijëve të kësaj shkolle me këtë rast. Zgjodha këtë shkollë për tu shprehur këtyre fëmijëve ngrohtësinë njerëzore dhe për ti komunikuar atyre mesazhin se do të kenë gjithmonë një përkujdesje të vecantë nga ana e Bashkisë në mënyrë që të integrohen plotësisht në jetën shoqërore të qytetit.
Bashkia e Durrësit ka një sërë programesh sociale që i zbaton në ndihmë të shtresave në nevojë dhe një kujdes i vecantë u kushtohet pikërisht këtyre fëmijëve me aftësi të veçanta duke i patur në qendër të vëmendjes.
Kujdesi ndaj këtyre fëmijëve ka qenë dhe është i vazhdueshëm duke i inkuadruar ata në programe të posaçme sociale për ti krijuar sa më shumë ngrohtësi e përkujdesje.





