Mënyra e të përshëndeturit mes njerëzve, ndryshon sipas kulturës së një vendi. Të dish si të përgjigjesh është një shenjë kulture dhe mënyra më e mirë për t’u bërë pjesë e rretheve të ndryshme. Të shohim disa nga përshëndetjet e vendeve të ndryshme nëpër botë.

1. Zelandë e re- Gjatë përshëndetjes tradicionale Maori, njerëzit prekin në të njëjtën kohë hundën dhe ballin duke ndarë me tjetrin frymëmarrjen, pra shpirtin!
2. Japoni-  Rei, është në të njëjtën edhe përshëndetje edhe falenderim edhe detyrim social. L’eshaku është një tjetër përshëndetje, më informale që përdoret për raste përgëzimesh. Keirei, është për rangun e lartë të shoqërisë, për shembull, shefin duhet ta përshëndesësh sipas traditës keirei. Saikeirei, përdoret përpara personaliteteve më të mëdha që mund të ketë vendi.

ipa d72cnk web.900x600
 

3. Filipine-  Në kulturën e vendit aziatik përdoret një alternativë e puthjes si përshëndetje. Më të rinjtë vendosin ballin në dorën e të moshurit i cili ‘i bekon’ duke i lejuar më pas edhe ta puthin. 

4. Kenya-  Masai-t i përshëndesin të ardhurit e rinj me një kërcim tradicional që quhet adamu.

g.s.matthews.900x600
 

5. Francë– Miqtë, kur takohen, puthen mes tyre tre herë. E njëjta gjë ndodh edhe në Belgjikë, Serbi dhe Ukrainë. 

6. Indi- Këtu do dëgjoni shpesh të thuhet ‘Namaste’ ndërsa përshëndetësi do jetë duke bashkuar duart përpara, në formë lutje, në lartësinë e gjoksit. 

7. Tailandë- Edhe tradita tajlandeze e të përshëndeturit është e ngjashme me atë indiane. Sipas rëndësisë së njeriut që je duke përshëndetur, ndryshon edhe hapja e gjerësisë së krahëve.

ipa bp6fx3 web.900x600

8. Tibet- Tibetianët tregojnë për disa sekonda gjuhën, në shenjë respekti, për të treguar se nuk janë rimishërimi i ndonjë të keqeje të sovranit Lang Darma, i njohur për gjuhën e zezë. I njëjti gjest përdoret edhe për të konkluduar një marrëveshje. /Living.al/