Nuk është gjithmonë e lehtë të kombinoni të verdhën, ngjyrë e gjallë dhe solare që gjen shumë hapësirë në koleksionet e verës. E verdha lidhet shpesh me temperaturat e larta dhe na jep mundësinë të zgjedhim mes nuancave të limonit, pastelit të rafinuar e deri tek ato të ndezura dhe moderne. Më poshtë do të zbulojmë disa prej sekreteve se si të zbuloni më mirë të verdhën.
E verdha dhe e bardha

Nëse kemi kuptuar si të kombinojmë të bardhën e dimë mirë se kjo ngjyrë neutrale e rafinuar është gjithnjë zgjedhja ideale për t’u kombinuar me tonet pastel më të gjalla, duke filluar nga e verdha. Veshjet tërësisht të bardha shkojnë me çantë apo këpucë të verdha. Ndërsa xhinset e bardha mund t’i kombinoni me një bust ngjyrë dielli.
Një xhaketë e verdhë i jep një prekje më rinore një fustani të bardhë, ndërsa një xhaketë sportive e bardhë mbi një bust të verdhë e kombinuar me xhinse në ngjyrë të hapur është zgjidhja ideale për një look më shik.
E verdha dhe ngjyrat e lehta

E verdha mund të kombinohet lehtësisht me ngjyra të hapura, duke filluar nga e kuqerremta, bezha, grija e akullt dhe turkezja. Mund të zgjidhni një xhaketë të kuqerremtë për ta kombinuar me një fund të verdhë, ndërsa një pelerinë në ngjyrë të kuqe të lehtë i jep një fustani të verdhë një pamje më romantike.
Bluzat e verdha mund të kombinohen lehtësisht me pantallona ngjyrë bezhë ose gri, ndërsa për adhuruesit e stilit ‘casual shik’ stilistët këshillojnë xhinse në ngjyra të hapura, të kombinuara me bluzë të verdhë, ose me ngjyra të lehta si për shembull e bardha, me këpucë në ngjyrë të verdhë.
E verdha, e zeza dhe bluja e errët

E verdha është njëra nga ngjyrat që kur kombinohet me të zezën jep më të mirën e saj. Mund të kombinoni një bluzë ose xhaketë të verdhë me një veshje të zezë, ose me një palë pantallona të zeza apo blu të errët
Mund të krijoni edhe një look të denjë për ceremoni të ndryshme me këto ngjyra, por duke patur kujdes që këpucët dhe çantën t’i zgjidhni gjithmonë në ngjyrë të errët.
Veshjet shumëngjyrëshe

Vitet e fundit veshjet shumëngjyrëshe janë nga më të përdorshmet nga blogger-ët e modës. E verdha është një nga ngjyrat që mund të kombinohet me blunë e thellë, jeshilen smerald, çiklaminin, portokallinë dhe të kuqen, duke përdorur me kujdes edhe aksesorët e errët.
Aksesorët e verdhë

Aksesorët e verdhë janë ‘thembra e Akilit’ për gratë moderne, sidomos gjatë sezonit të nxehtë. Këpucët e verdha qofshin atlete, ballerina, me taka, sandale apo pantofla, mund të kombinohen lehtësisht me xhinse, por edhe me pantallona të zeza, pa qenë e nevojshme të kenë edhe çantën në të njëjtën ngjyrë.
Çantat e verdha kombinohen në mënyrë perfekte me veshjet e bardha ose të zeza, por edhe me stilin ‘safari’ në sfumaturat e bezhës dhe karamelit.
Në fotogalerinë e mëposhtme ju paraqesim disa prej kombinimeve ideale të së verdhës. Cili është look-u që bën për ju?
Burimi: Pour Femme
Përshtati: R.O.





