Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka uruar 1 Qershorin, ditën e fëmijëve.

Kim ka zgjedhur një foto të veçantë për të uruar fëmijët për festën e tyre. Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto, ku shihet e rrethuar nga fëmijë të cilët e përqafojë.

“Gëzuar 1 Qershorin – Ditën e Fëmijëve”, shkruan Kim krahas postimit të saj në “Twitter”.