Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar se ka rënë tavani në një dhomë të Pediatrisë së Tiranës.
Zhupa shkruan në postimin e saj në Facebook se për pasojë është plagosur një fëmijë.
POSTIMI I ZHUPËS
1 qershori ne Pediatrine Tirane!
Kushtet e spitaleve skandaloze te shendetesise rrezikuan edhe jeten e femijeve.
Tani ne spitalin e pediatrise sapo u plagos nje femije nga renia e tavanit.
Duhet hetim dhe venia para drejtesise te atyre qe rrezikojne jeten e femijeve pikerisht ne vend ku duhet te shpetojne jeten dhe shendetin.





