Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD për prova shtesë për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Vlorë.

Kujtojmë se të njëjtin vendim Koelgji e mori edhe ditën e djeshme për qarkun e Gjirokastrës.

PD vijon me ankimimet në Kolegjin Zgjedhor për 9 qarqe ku kërkon prova shtesë nga institucionet dhe shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në këto zona zgjedhore.