Milan Koçiç, ish-lojtari i Aliminum, pritet nga skuadra e Teutës, që ka biseduar me menaxherin e futbollistit, por ka një “ngërç”, që nuk lidhet me marrëveshjen mes palëve, po për faktin se lojtari pret një përgjigje nga Çekia.
Koçiç, i cili luan si mesfushor dhe si mbrojtës i majtë, është testuar me Bohemians 1905 dhe pret një përgjigje nga skuadra e Superligës ceke, sikurse raportojnë mediat atje.Për të është një mundësi e mirë, ndaj për t’i kthyer një përgjigje Teutës, ai duhet të presë mendimin e Bohemians, që e lë varur atë për të ardhmen.