Keni dëgjuar ndonjëherë për “trungun e lumturisë”? Bëhet fjalë për një bimë subtropikale, të njohur edhe me emrin yucca dhe që i përket familjes Dracaena.

Më poshtë ju sjellim disa prej arsyeve se pse duhet të mbani me patjetër një bimë të tillë në shtëpi ose në zyrë.

“Trungu i lumturisë” ka karakteristikën e rrallë që mund të kontrollojë lagështinë e dhomës, por jo vetëm kaq, ai largon nga ajri substanca kimike si formaldeide, toluene, benzene dhe xilene, që shkaktojnë marramendje, irritime të ndryshme apo astmë.

Kjo bimë është e njohur për efektet pozitive në uljen e stresit, ankthit dhe trishtimit dhe po ashtu edhe në reduktimin e lodhjes mendore pas një dite të gjatë e të ngarkuar. Ndër të tjera, një studim i vitit 2009 arriti në përfundimin se 'trungu i lumturisë" mund të përdorej në produket kozmetike, pasi i rikthente elasticitetin lëkurës dhe shëronte lëkurën e dëmtuar nga dielli.

“Trungu i lumturisë” sjell pozitivitet dhe na përcjell një mesazh të qartë: Nuk duhet të kemi frikë, por duhet të lëvizim objektivave tona me fleksibilitet dhe vendosmëri.

Dracaenat janë ndër të tjera  bimë perfekte për dekorimin e ambienteve të ndryshme.

Në fotogalerinë e poshtme mund të shikoni disa prej llojeve të ndryshme të tyre.

R.O.