Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme ka lënë në fuqi masën “arrest me bug” për Denis Xholin e Albjon Çekun.
Këta persona u ndaluan në hyrje të Maqellarës ku në makinën e tyre u gjet një shumë prej rreth 7 milionë lekësh të vjetra që dyshohet se do i përdornin për të blerë vota.
Ata akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.





