11,700 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në vendin tonë, mbrëmjen e sotme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama bën të ditur se deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur në total 858,750 doza të vaksinave anti-COVID.

Rama shkruan në postimin e tij se që nga nisja e fushatës së vaksinimit, janë kryer 776,461 vaksinime. Kryeministri thekson synimin e qeverisë për të arritur në 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.