Pas infektimit të tre prej sanitareve të spitalit të Durrësit me sëmundjen e turbelulozit, ka reaguar edhe shefi i dispancerisë.

“Sëmundja e turbekulozit nuk është e rrezikshme për jetën dhe nuk ka vend për të alarmuar situatën”,- kështu është shprehur Zuber Pupla, shefi i dispanserisë në Durrës, pas lajmit se tre sanitare të spitalit janë prekur nga kjo sëmundje. Dyshohet se sanitaret janë prekur ngaqë në repartin infektiv janë shtruar 4 pacientë prej kohësh, por mjeku pneumolog Zyber Pupla theksoi se akoma nuk mund të themi nëse kjo sëmundje ngjitëse është shaktuar nga pacientët e shtruar tek infektivi.

Dy prej sanitareve të Durrësit janë shtruar në sanatoriumin e Tiranës dhe gjendja e tyre po ndiqet nga mjekët e atij spitalit, kurse pacientët që janë në Durrës po i nënshtrohen mjekimit që ka dhënë shefi i dispancerisë. Burime nga spitali kanë bërë të ditur se mjekimi për sëmundjen e turbekulozit zgjat deri në 6 muaj dhe është sëmundje e shërueshme 100 përqind.

K.H.