Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj, ka njoftuar se është mbyllur faza e provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore.

Duke bërë një bilanc, Malaj tha se 2.8 % e maturantëve kanë ngelur, ndërsa 5103 kanë marrë 10 absolute.

“90 maturantë janë kapur me telefona, një u kap me kopje, ndërkohë që janë marrë masa edhe për administratorët që kanë lejuar kopjet”, u shpreh Malaj.

Zëvendësministrja tha se maturantët e pakënaqur kanë të drejtë të kërkojnë kopjen e provimit.