Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë sot lajmin e mirë për të gjithë studentët që angazhohen me studime në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ministri thotë se Forcave të Armatosura po fuqizohen dhe modernizohen sipas modeleve më të mira amerikane dhe evropiane.
Peleshi me anë të një postimi në rrjete sociale bën me dije se studentët do të diplomohen ushtarakisht dhe gjithashtu do të marrin diplomë në degë civile.
Postimi i Niko Peleshit:
Fuqizimi dhe modernizimi i Akademisë së Forcave të Armatosura sipas modeleve më të mira amerikane dhe evropiane, me fokus teknologjinë dhe cyber security është prioriteti më i rëndësishëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Viti i ri akademik do të fillojë me disa bashkëpunime të rëndësishme të cilat do u mundësojnë studentëve të rinj pajisjen me dopio diplome, pra bashkë me diplomimin ushtarak ata do të kenë edhe nje formim në një degë tjetër civile. Entuziast nga bashkëbisedimi që pata sot me brezin e parë të bachelorit pas rihapjes së kësaj akademie.





