Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka dërguar një ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbasanit në lidhje me rastin e kryegjyqtarës Enkeleda Kapedani.

Kjo e fundit është nën hetim pas publikimit të videove në rrjetin social “Tik-Tok”, të cilat magjistratja i bënte brenda ambienteve të Gjykatës.

Mësohet se ekipi i ILD-së do të fotografojë zyrën dhe ambientet e gjykatës së Elbasanit, për të parë nëse ato janë të njëjta me videot që postonte Kapedani në tik-tok.