Prokuroria e Posaçme anti Korrupsion ka kërkuar heqjen e pezullimi të gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Ditën e sotme është caktuar edhe relatori i çështjes që do të shqyrtojë kërkesën për gjykimin e Mediut.

Ai është Ilir Panda, ndërsa çështja do të shqyrtohet nga tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.

SPAK kërkoi rihapjen e hetimeve për tragjedinë me 26 të vrarë dhe dhjetra të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në fshatin Gërdec.

Kujtojmë që hetimet për Fatmir Mediun ishin pezulluar në vitin 2009 për shkak të imunitetit të tij.