Mund të duket si një hotel kur e shikon për herë të parë, por në të vërtetë është një burg në Mbretërinë e Bashkuar që drejtohet privatisht.
I projektuar pa hekura në dritare dhe dhe me pamje nga lumenjtë, mund të themi që i burgosuri i parë që do të arrijë do të jetë vërtet me fat për të shijuar këtë pamje dhe liri mbi të gjitha.
Investimi rreth këtij burgu ka arritur vlerën prej 253 milionë paund, në Wellingborough.
Pamjet e ilustruara të postuara nga “The Sun” tregojnë dhomat me ngjyra të bukura, të ndezura dhe dhe pamje të papenguar mbi lumin e bukur Nene dhe një liqeni peshkimi. Kapaciteti i të burgosurve do të arrijë deri në 1680, duke u bërë kështu burgu më i madh i Anglisë.
Burgu sapo ka përfunduar në mënyrë strukturore dhe pritet që të përfundojë deri në muajin tetor.
Synimi kryesor i qeverisë është për të synuar një nivel me standarte moderne, ekikase që është i përshtatshëm për të ardhmen, ku në fokus do të ketë rehabilitimin e shkelsëve të ligjit.
Ky burg është ndërtuar në vendin e ish-sitit HMP Wellingborough, i cili u mbyll në vitin 2012 dhe mbante maksimumi 650 të burgosur meshkuj të rritur.





