Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e tre shetasve që ishin kthyer në tmerrin e kryqytetit. Ato grabisnin qytetarët duke i marrë portofole, para dhe sende me vlerë. Në mesin e 3 të arrestuarve dy prej tyre mësohet se janë vëllezër.
“Arrestimi i këtyre personave u bë i mundur pasi ata janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin çantën e një shtetasi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
K. N., 32 vjeç, L. N., 41 vjeç (vëllezër) dhe V. G., 37 vjeç, të tre me precedent të mëparshëm penale për veprën penale “Vjedhja”.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin çantën e një shtetasi. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të tjera konkretisht :
Me datë 03.04.2021, kanë vjedhur telefonin e shtetases M. V;
me datë 14.03.2021, i kanë vjedhur varesen shtetases A. A;
me datë 01.03.2021, kanë vjedhur një shumë parash në mjetin e shtetasit O. G;
me datë 21.02.2021, kanë vjedhur portofolat e shtetasve M. P dhe E. Xh;
me datë 21.02.2021, kanë vjedhur dy çanta dore në mjetin e shtetasit S. Sh.





