Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për përgjegjësin teknik të fabrikës së tullave, ku ra zjarr i madh të premten që lamë pas.
Gjykata ka vendosur të lirojë në sallën e gjyqit 67-vjeçarin Bezhet Zijaji, duke dhënë masën “detyrim paraqitjeje”.
Zijaji u arrestua pasi akuzohej se nuk respektoi rregullat mbrojtëse në punë.
Për pasojë u lëndua nga zjarri shtetasi Besnik Bojaku, 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e të shtunës në QSUT Tiranë.





