Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, momentalisht, është duke u shqyrtuar depozitimet ankimore të PD dhe LSI, për qarkun e Fierit.
Avokati i PD Marash Logu akuzoi sot në KAS drejtorin e burgut të Fierit, Arjan Hasani, që sipas tij u ka kërkuar drejtuesve dhe të burgosurve që të votojnë për Gramoz Ruçin, kandidatin numër 10 në listën e PS-së.
“Drejtori i Burgut të Fierit, Arjan Hasani, ju ka kërkuar drejtuesve dhe punonjësve të këtij institucioni por edhe të burgosurve që të votojnë për numrin 10 në qarkun Fier, numër që mbahet nga kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruci. Nga tabela rezulton se ka pasur 67 vota për PS-në në këtë qendër votimi, nga të cilat 26 i ka marrë Gramoz Ruçi, çka në vlerësimin tonë provon që ka pasur një orientim të qartë për të votuar numrin 10 të listës së PS në qarkun Fier”, tha Logu.
Po ashtu avokati i PD-së pretendon se ka një rritje të numrit të votuesve në fshatin Buzmadh, ku sipas Logut në këtë fshat ka pasur persona të punësuar në administratë.
Në vlerësimin tonë provon pretendimin që ka pasur një orientim për të votuar një numër specifik në qendrën votimi. Kjo konfirmon pretendimin e ngritur nga ana jonë. Sa i takon fshatit Buzë Mall, për të cilën kemi bërë kallëzim. Këtu ka 2 qendra votimi dhe po të shohim, shihet se ka rritje të numrit të votuesve për PS. Në kutinë, 3095 ka pasur 123 votues, sot ka 194 për PS. E njëjta gjë është në qendrën e votimit 3096 ku ka një rritje. Ky informacion që u mor nga dy anëtarë të KAS, konfirmon që punësimet që janë kryer, ka ndikuar në rezultatin e PS”, u shpreh Logu.





