Nga 90.04 për qind të votave të numëruara deri tani nga Komisioni Qendror Zgjedhor, koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të kryesojë me 34.66 për qind të votave, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar në vendin e dytë me 26.58 për qind, duke dërguar në vendin e tretë koalicionin LDK-AKR-Alternativa që tani ka 25.83 për qind.

Deri më tani janë 48.318 fletëvotime të pavlefshme. Rezultatet janë momentale në faqen e KQZ-së dhe ato ndryshojnë nga minuta në minutë.

Iniciativa Qytetare Lista Serbe renditet e katërta me 6.01 për qind, Fjala 1.03 për qind, Partia Demokratike Turke e Kosovës 1.01 për qind. Partitë e tjera janë nën një për qind.