Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës i bëjnë apel politikanëve të marrin në konsideratë problematikat me të cilat përballet në dekada ky komunitet i ardhur banorësh. Infrastruktura rrugore, përmirësimi i shërbimit të pastrimit të mbeturinave,  mbyllja e kanaleve të hapura të ujërave të zeza mes banesave, janë disa prej kërkesave të tyre janë.

Banorët shprehen se jetojnë në kushte shumë të vështira dhe pa shërbim, ndërkohë që paguajnë të gjitha taksat.

Prej shumë  kohësh kjo zonë është mbipopulluar, ndërsa investimet kanë qenë të pakta. Kanali i hapur i ujërave të zeza në përiudhën e verës kthehet në burim sëmundjesh të ndryshme infektive.

K.H.