Kapet një sasi e madhe droge në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është ndaluar një kamion në portin e Durrësit, i ngarkuar me kastraveca, në brendësi të të cilit është zbuluar një sasi e madhe lënde narkotike.

Aktualisht po bëhet peshimi i drogës së sekuestruar, ndërsa paraprakisht dyshohet se janë rreth 700 kg deri në 1 ton drogë.

Burime nga policia, thanë se kamioni është ngarkuar gjatë ditës së djeshme dhe do të nisej në Itali.

Policia e Krimeve të Rënda ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të kamionit, një shtetas maqedonas, ndërsa janë evidentuar dhe identifikuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij.