Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se nga ora 11.00 deri në orën 18.00 të datës 7 qershor 2017 do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm të zonës së Shijakut. Në stacionin e pompimit në Fushë-Krujë, i cili furnizon me ujë të pijshëm zonën e Shijakut dhe fshatrat përreth, është realizuar një stacion i ri pompimi me pompa dhe kuadro të rinj.
Ky sistem mundësohet që të komandohet edhe në distancë dhe ka një performacë bashkëkohore. Gjatë orarit të kufizimit do të bëhet edhe testimi i tyre. Vendosja e pompave të reja synon përmirësimin dhe rritjen e eficencës së furnizimit me ujë të pijshëm të zonës në fjalë. Ujësjellës Kanalizime Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë kufizim të përkohshëm.





