Fëmijët që kanë një televizor në dhomën e tyre të gjumit në moshën 7-vjeçare kanë më shumë mundësi që të jenë mbipeshë.

Sipas një studimi të ri, të bërë nga University College London, sa më shumë që fëmijët të qëndrojnë para ekranit të televizionit aq më i lartë është edhe rreziku për shëndetin.

Studimi është publikuar në Gazetën Ndërkombëtare të Obezitetit dhe ka analizuar të dhënat nga 12.000 fëmijë të vegjël në Britaninë e Madhe. Shkencëtarët zbuluan se gjysma e fëmijëve kishin televizor në dhomën e tyre në moshën 7-vjeçare. Prindërve iu kërkua që të shikonin se sa orë në ditë shpenzonin fëmijët e tyre duke parë televizor.

Më vonë, kur fëmijët arritën moshën 11 vjeç, studiuesit matën peshën e tyre, një raport i gjatësisë dhe peshës, si edhe përqindjen e yndyrës trupore.

Ata arritën në përfundimin se vajzat janë më të rriskuara nga ky fenomen. Vajzat që kishin televizorë në dhomën e tyre në moshën 7 vjeç ishin 30% më të ekspozuara për të qenë obeze në moshën 11-vjeçare krahasur me fëmijët që nuk kishin televizorë në dhomat e tyre të gjumit. Ndërsa për djemtë rreziku u rrit me 20%.

Lidhja e fortë midis orëve që vajzat kalojnë duke parë TV dhe mbipeshës mund të ndikohet nga fakti se vajzat kanë më pak mundësi të jenë fizikisht aktive se sa djemtë në këtë moshë.

Gjithashtu ata arritën në përfundimin se fëmijët flejnë më pak kur shikojnë TV.