Drejtuesit e automjeteve, sidomos ata me përvojë, pa vetëdije kanë krijuar një mënyrë të veçantë të mbajtjes së timonit kur i japin makinës.

Bright Side shpjegon se çfarë tregon për personalitetin tuaj mënyra të mbajtjes së timonit.

1. Minimalist

Ju provoni të jetoni jetën sa më thjeshtë që të jetë ë mundur. Preferoni të keni pak shokë të ngushtë dhe jo një rreth të gjerë shoqërie. Kjo nuk do të thotë se jeni të mërzitshëm, njerëzit vlerësojnë mënyrën tuaj të jetesës.

2. Logjik

Jeni person shumë i arsyeshëm dhe racional. Familja juaj vlerëson shumë aftësinë tuaj për të marrë vendime të drejta në çdo rast. 

3. I qetë

Ju nuk i duroni konfliktet. Rrallëherë ngrini zërin për të shfaqur pakënaqësitë tuaj. Ju nuk duroni dot armiqësinë ndërmjet njerëzve dhe keni aftësi të shkëlqyera për të zgjidhur konfliktet.

4. Perfeksionist

Duart i mbani në timon ashtu siç ju kanë mësuar në autoshkollë sepse sipas jush çdo gjë duhet bërë në mënyrën e duhur, që është edhe moto juaj. Falë kësaj, ju jeni të suksesshëm në jetë. Njerëzit rreth jush dëshirojnë të jenë si ju.

5. Njeri alarmant

Ju keni problem me panikun. Ju shikoni 2-3 herë një punë për t'u siguruar që është mirë. Anëtarët e familjes ju thonë shpesh që të jeni më i qetë dhe me më pak stres, ata e dinë që brenda jush gjendet një person i mrekullueshëm.

6. Aventurier

Jeni person që i doni aventurat. Kërcimi me parashutë, ngarja e makinës në terrene malore dhe shumë aventura të tjera ekstreme ju përshkruajnë më së miri.

7. Bos

Ju jeni një udhëheqës i lindur i cili merr përgjegjësi. Njerëzit ju ju shohin si mentor dhe besojnë shumë tek ju dhe vetëbesimin juaj.

8. Njeri familjar

Njerëzit ju duan ju sepse ata ndiejnë mirësinë dhe kujdesin tuaj ndaj tyre. Ju jeni i lumtur kur njerëzit tuaj arrijnë sukses dhe jeni gati t'i mbështesni ata në rast dështimi. Ndërsa të tjerët provojnë të ndryshojnë jetën duke luftuar fort, ju relaksoheni dhe e merrni jetën ashtu siç ju vjen

9. Trendi

E jetoni jetën sikur çdo ditë të jetë ditë pushimi dhe nuk brengoseni për të ndryshuar ndonjë gjë. Të afërmit tuaj rrinë me ju kur duan të relaksohen.

10. Buldozer

Jeni njeri i ngarkuar me punë dhe nuk keni kohë për njerëzit që ju ndërpresin rrugën. Të afërmit tuaj admirojnë natyrën tuaj ambicioze dhe e dinë që në çdo moment mund të kenë përkrahjen tuaj.