Një ngjarje e rëndë është shënuar në një familje në Durrës, ku një 43-vjeçar i ka dhënë fund jetës.

Rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, shtetasi G.S. 43 vjeç është vetëhelmuar me fotoksinë.

Sipas burime policore, mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e tij në lagjen nr.7.

Viktima është dërguar në spital, ku edhe ndërroi jetë.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbuluar motivet që e shtynë viktimën drejt aktit të rëndë të vetëvrasjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.