Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara kërkojnë që ndihma sociale që jepet nga shteti është shumë e ulët, në raport me kërkesat që kanë fëmijët e kësaj kategorie. Janë prindërit e qendrës komunitare të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Durrës, të cilët apelojnë në drejtim të krijimit të shkollës për këtë kategori.
Ata shprehen se prej tetë muajsh që është hapur kjo qendër, fëmijët kanë një dritare të vogël drite dhe argëtimi, por mungesa e një shkolle është problem më i madh.
Në qendrën komunitare të fëmijëve me aftësi të kufizuara për ҫdo ditë shkojnë rreth 20 fëmijë gjatë orëve të paradites. Prindërit thonë se kjo është një ndihmë e madhe për të gjithë fëmijët me shërbimet që fëmijët marrin aty.
Një tjetër nënë thotë se shërbimet që marrin fëmijët këtu nuk mund t’i marrin në asnjë vend tjetër, në mungesë të qendrave të specializuara për këta fëmijë.
K.H.