Mbase ju nuk e dini, por shenja juaj e horoskopit ndikon edhe tek stili që zgjidhni për të brendshmet tuaja. Më poshtë do të gjeni karakteristikat e të brendshmeve që pëlqen çdo shenjë e zodiakut.

Dashi- Të brendshmet klasike seksi

E zeza i përshtatet më së miri karakterit tuaj. Reçipetat dhe mbathjet mund të mos jenë të një kompleti, por ju dini t’i kombinoni shumë mirë. Zakonisht jeni për bustin që ju nxjerr në pah gjoksin dhe me korse që ju thekson belin. 

Demi- Të brendshmet e këndshme

Preferoni gjërat seksi dhe të këndshme, që mund të mos jenë të shtrenjta, por ju keni aftësinë t’i kombinoni dhe të dukeni shumë mirë to. Kompleti i poshtëm bojëqielli me pika është perfekt për ju. 

 

Binjakët- Të brendshme “fancy”

Keni shije luksoze dhe nuk neglizhoni kur bëhet fjalë për të zgjedhur të brendshmet. E dini që rehati juaj varet nga të brendshmet, por kjo nuk do të thotë që nuk eksperimentoni me to. Jeni ndër të parat që blini reçipetat dhe mbathjet e tendencave të fundit. Përsa i përket reçipetave preferoni ato me prerje si të viteve ’90.

Gaforrja- Të brendshme vajzërore

Nëse i konsideroni të brendshmet seksi dhe ato janë të rehatshme, nuk mendoheni dy herë për t’i blerë. Preferoni të brendshmet sexy me tyl dhe dantellë. Vajzat e shenjës- së Gaforres duan të jetojnë në një botë të mbushur me ngjyra pastel, plot delikatesë.

Luani- Të brendshme si për show

Ju pëlqen të jeni të veçanta dhe nuk keni frikë të eksperimentoni. Atë çfarë të tjerët e konsiderojnë të tepërt ju e quani të përballueshme. Të brendshmet perfekte për ju janë ato të mbushura me zbukurime dhe reçipetat në formë busti. Ju doni një komplet të përbërë nga 3 pjesë: reçipetat, mbathjet dhe getat seksi.

Virgjëresha- Të brendshme seksi të buta

Nuk ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes, por doni të ndiheni rehat. Nëse kjo do të thotë të tregoni sa më pak lëkurë, është përshkrimi idhur për ju. Jeni tek veshjet klasike me një prekje seksi.  Ndiheni vetvetja me të brendshme të mëndafshta. Këmishat e natës ju pëlqejnë tej mase.

Peshorja- Të brenshmet praktike

Është e kuptueshme t’ju pëlqejnë të brendshmet seksi, por mbi të gjitha doni ato praktike. Nuk ka rëndësi nëse janë janë super të bukura, nëse nuk ndiheni rehat nuk janë të duhurat për ju.  Të brendshmet e holla, që harroni që i keni veshur janë perfekte për ju.

Akrepi- Të brendshmet transparente

Keni opinione të forta, jeni të ndershme, i bëni gjërat me shumë passion, saqë shpeshherë njerëzit tremben nga ju. Ju pëlqen të provoni tendecat e reja të të brendshmeve dhe nëse ka diçka që ju pëlqen e blini menjëherë. Kompletet e të brendshmeve transparente dhe të rehatshme janë perfekte për ju.

Shigjetari- Të brendshmet me rripa

Ju ndiheni seksi kur keni idenë se jeni të tilla. Akti i të veshurit ju argëton pa masë. Ju pëlqejnë gjërat flirtuese, që nxjerrin në pah potencialin tuaj. Ju pëlqejnë siluetat unike me rripa në shpinë.

Bricjapi- Të brendshme seksi dhe rrobdëshamper

Të gjithë e dinë se ju jeni pak snobe, por për të qenë të ndershëm, keni edhe shije të mirë. Ju pëlqejnë reçipetat dhe mbathjet seksi, por i mbuloni ato me një rrobdëshamper shik, që ju bën të dukeni 1000% më të nxehta dhe ju japin një prekje luksoze.

Ujori- Të brendshme me ngjyra

Doni ta theksoni origjinalitetin tuaj me të gjitha mënyrat. Ju pëlqen e bardha, e zeza dhe ngjyrat nude, por në fakt ndiheni më mirë kur vishni të brendshme me ngjyra të ndritshme. Dini t’i përdorni ngjyrat për të arritur qëllimet tuaja.

Peshqit- Të brendshme me stil bohemian

Zgjuarsia dhe kreativiteti juaj ju shoqëron në çdo aspekt të jetës, duke përfshirë edhe zgjedhjen e të brendshmeve. Keni gjëra seksi dhe me rripa, por ndiheni vetvetja me stilin bohemian. 

Burimi: Elle

Përshtati: R.O.