Një vajzë është detyruar që të martohet me përdhunuesin e saj në moshën 11-vjeçare.
Sherry Johnson nga Florida tha se ajo është përdhunuar katër herë nga një anëtar i kongregacionit të kishës së familjes së saj kur ishte fëmijë. Si rezultat ajo mbeti shtatëzanë në moshën 10-vjeçare.
Hetuesit kanë filluar të bëjnë kërkime në lidhje me çështjen pasi ajo pretendon se familja e saj u përpoq që të mbrojë përdhunuesin duke e detyruar të martohej me të.
“Nëna ime më pyeti nëse dëshiroja që të martohesha dhe i thashë që nuk e di se çfarë është martesa dhe nuk di të sillem si grua. Ndërsa ajo më tha që do të martohesha”, ka thënë Johnson për New York Times.
Ajo është ndarë tashmë nga burri i saj me të cilin ka lindur 9 fëmijë dhe është shprehur se ka kaluar një jetë të tmerrshme.
Johnson ka shkruar edhe një libër me histornë e saj “Forgiving the Unforgivable”. Historia e saj ka frymëzuar përfaqësuesen shtetërore të Floridas, Cynthia Stafford për të sponsorizuar një projekt-ligj për të shfuqëzuar ligjin për martesën e fëmijëve.
Florida është një nga 27 shtetet amerikane që lejon fëmijët e çdo moshe që të martohen me lejen e prindërve.





