Një 23-vjeçar u gjet gjysmë i zhveshur dhe i traumatizuar në një fushë në periferi të qytetit të Pretorias në Afrikën e Jugut.
Policia vendase, pas marrjes në pyetje, zbuloi se i riu ishte viktimë e një përdhunimi 3 ditor, nga një grup prej 3 vajzash.
“Më jepnin pije energjike dhe më pas më përdhunon vazhdimisht”, thuhet në dëshminë e tij, raporton Daily Mail.
Policia afrikano-jugore thotë se deri më tani ka zbardhur se i riu ka qenë duke udhëtuar me të njëjtën taksi me abuzueset e tej deri në momentin, kur njëra prej tyre i ka injektuar në trup një substancë që më pas i ka shkaktuar humbjen e ndjenjave.





