Kandidati për deputet i Aleancës Demokristiane për qarkun e Gjirokastrës, Hazbi Kasaj, vështirë se mund të harrohet për mallkimin që bëri disa vite më parë për ata që nuk e votonin.
“Ju zëntë kanceri në grykë e vdekshi të gjithë”, ishte shprehur ai, e shprehja bëri xhiro nga veriu në jug të vendit.
Por edhe kësaj here, ai ka habitur me programin e tij elektoral. Gjatë një interviste, Hazbiu propozon që meshkujve që do të bëjnë seks me gratë e të tjerëve apo me vajzat pa dëshirën e tyre, t’u pritet penisi. Ai propozon shtëpitë publike, për të shmangur këtë veprim.
Gazetari ka shpërthyer në të qeshura dhe e ka pyetur nëse këtë e ka pjesë të programit.
“Po po e kam, duke bërë shtëpi publike unë ta kam zgjidhur këtë problem. Gruan e tjetrit s’ke pse e ngacmon kur ajo nuk do”, është shprehur ai.
“Po kjo nuk lejohet”, i thotë gazetari.
“Po do ta votojmë mo në parlament dhe do t’ua presim”, ka vazhduar ai.





