Plot 32 deputetë në Kongo kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. Kështu ka deklaruar nënkryetari i Asamblesë Kombëtare të Republikës Demokratike të Kongos Jean-Marc Kabund.
Si shumë vende të tjera afrikane, Kongo nuk ka qenë sa duhet transparente me publikun, për vdekjet për shkak të Covid.
Duke siguruar informacion mbi shifrat e koronavirusit në këtë shtet, nënkryetari i dhomës së ulët të Parlamentit deklaroi se 780 njerëz, përfshirë 32 deputetë, vdiqën ndërsa 31 248 raste ishin të konfirmuara.
Zyrtari gjithashtu ndau informacionin se numri i përfaqësuesve që humbën jetën korrespondon me 5% të vdekjeve nga Covid nga fillimi i pandemisë.
Virusi, i cili nuk u mor seriozisht në këtë vend, shkaktoi vdekjen e deputetëve nga partia në pushtet dhe shumë figurave të larta në rrethin e ngushtë të kreut të shtetit. Në Kongo, edhe fushata e vaksinimit nga koronavirusi u shty tepër në kohë.





