Automjeti i ish-kryeministrit grek Lucas Papademos ka shpërthyer ditën e sotme duke shkaktuar plagosjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Athinë dhe mësohet se Papademos është dërguar në spital me urgjencë. Ai ka marrë dëmtime në fytyrë, këmbë dhe duar nga zjarri në mjetin e tij.

Megjithatë, Zougla.gr raporton se ai është jashtë rrezikut për jetën, së bashku me shoferin e tij.

NGJARJA

Sipas “Protothema.gr”, shpërthimi ndodhi kur ish-kryeministri Papademos hapi një zarf. Dyshohet se brenda zarfit ka pasur një bombë artizanale, e cila gjithsesi nuk i ka shkaktuar dëme serioze ish-kryeministrit.

Siç duket edhe nga fotot, automjeti është në gjendje të mirë, pasi është i blinduar. Menjëherë në automjet janë aktivizuar sistemet antizjarr.

Ende nuk dihet se cili ia ka dorëzuar zarfin ish-kryeministrit, por në vendngjarje janë edhe forcat specia EKAM.