Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 11 humbje jete dhe janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 33 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer në total 3 777 testime mes të cilëve kanë rezultuar pozitiv me Covid, 13 raste në Shkup, 4 në Kumanovë, Ohër dhe Kërçovë nga 3, Prilep dhe Radovish nga 2, Manastir, Shtip dhe Dibër nga 1.
Nga ana tjetër gjatë orëve të fundit kanë fituar betejën me Covid 92 pacientë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.246, numri i pacientëve të shëruar është 147.473, numri i vdekjeve është 5.398.





