Princi Philip ka treguar mirënjohjen për tre anëtarë të stafit të tij të ngushtë, duke i përfshirë ata në testament.
Duka i Edinburgut la një pasuri me vlerë prej mbi 40 milionë eurosh, kur u nda nga jeta muajin e kaluar në moshën 99-vjeçare, vetëm disa javë para 100-vjetorit të lindjes.
Ndryshe nga monarkët e tjerë, Princ Philip do të jetë bujar me tre punonjësit që u kujdesën për të, bëhen me dije disa burime të brendshme nga pallati mbretëror.
Një pjesë e madhe e pasurisë do ti kalojë padyshim mbretëreshës Elisabeth, në testament ai ka përfshirë edhe nipërit, madje edhe Princin Harry, pavarësisht kritikave të tij publike ndaj familjes mbretërore.
Pëersa i përket katër fëmijëve të tij, Princit Charles, Princeshës Anne, Princit Edëard dhe Princit Andreë i’u është thënë se mund të përzgjedhin nga koleksioni prej 13,000 librash në bibliotekën e tij në Pallatin Buckingham.





