Gafa të tilla nëpër televizione të ndryshme kanë ndodhur, por kësaj rradhe kjo ishte një gabim trashanik. Në një television argjentinas  u dha lajmi se “William Shakespeare”, dramaturgu i famshëm ka ndërruar jetë pasi mori vaksinën Covid-19 dhe ky informacion habiti teleshikuesit.

Prezantuesja televizive ngatërroi shkrimtarin e njohur me britanikun e parë që mori vaksinën Pfizer, rreth 5 muaj më pare dhe videoja e saj është bërë tashmë virale.

Në dhjetor të 2020 “William Bill Shakespeare” doli në titujt kryesorë, pasi ai u bë i pari që mori vaksinën Covid-19, menjëherë pas 91-vjeçares Margaret Keenan .  Për shkak të emrit të tij të ngjashëm me shkrimtarin e madh, i moshuari mori vëmendje të menjëhershme. Lajmin për ndarjen nga jeta, e konfirmuan vetë familjarët e tij të cilët thanë se ai kishte ndërruar jetë në Spitalin Universitar, Coventry, të njëjtin vend ku ishte vaksinuar. Thuhet se 81-vjeçari vdiq pasi pësoi një goditje në tru.

“Ne po shikojmë në lajme që na lënë të gjithë pa fjalë në madhësinë e këtij njeriu. Po flasim për William Shakespeare dhe vdekjen e tij, ”tha Novillo . “Siç e dimë të gjithë, ai është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në gjuhën angleze për mua. Ja ku është ai. Ai ishte njeriu i parë që mori vaksinën e koronavirusit . Ka vdekur në Angli në moshën 81 vjeç, ”shtoi spikerja e lajmeve pa kuptuar gabimin e saj.