Fëmijët e Durrësit kanë korrur sërish fitore në Olimpiadën e Matematikës, që u zhvillua në Gjilan të Kosovës, ku konkurruan nxënësit e klasave të shtata të përzgjedhur nga olimpiadat në trevat mbarëshqiptare. Të tre vendet e para janë fituar nga tre “matematicienët” durrsakë që edhe në Olimpiadën mbarëkombëtare në Durrës u evidentuan si më të mirët. "12 nxënësit e Durrësit që morën pjesë në olimpiadën e Gjilanit morën tre çmimet e para dhe 7 çmime të tjera pasuese", -tha  drejtori i QKF-së  Avni Cuni.

Olimpiada e Matematikës, u organizua  nga “ Klubi Paskal” i Tetovës. Pjesëmarrës në këtë olimpiadë ishin nxënës nga Shqipëria, Kosova, Presheva dhe nga Maqedonia.

Ndjekim deklaratën:

K.H.