Zhadja konsiderohet si një gur dhurate dhe është e lidhur ngushtësisht me kulturën kineze, ku njihet që në vitin 6000 para erës sonë dhe përdorej në artin dekorativ.

Emri i këtij guri të çmuar rrjedh nga pushtimet spanjolle në Amerikë, dhe vetë fjala zhade vjen në fakt nga “piedra de hjada”.

Kompozimi kimik i gurit zhade

Image result for Composizione chimica della Giada

Zhadja përbëhet nga minerale të veçantë, silikate të ndërthurura në një mënyrë shumë fine dhe të përqëndruar që e bëjnë gurin rezistent. Guri zhade është opak, pra i padepërtueshëm nga drita.

Origjina e zhades

Eksportuesit më të mëdhenj të këtij guri të çmuar janë Kina dhe Birmania, por ekzemplarë të tij gjenden edhe në Guatemalë, Rusi, Kazakistan, Japoni, Taivan, Australi, Zelandë të Re dhe SHBA.

Historia e zhades

Më shumë se çdo gur tjetër, zhaden e hasim në zemër të kulturës kineze dhe nën influencën e saj në të gjithë juglindjen aziatike.

Image result for jade stone

Image result for Storia della Giada

I konsideruar si një gur i çmuar real, zhadja filloi të nxirrej në vitin 6000 para erës sonë nga kinezët antikë, që e quanin atë “gur të qiellit”, sepse lidhej me pavdekshmërinë dhe fuqinë për të stabilizuar një pikë mes qiellit dhe tokës.

Image result for Storia della Giada

Ekzistojnë dy varietete të zhades: zhadeiti (grup i pirokseneve alkalinë) dhe nefriti (grupi i anfibolëve). Të dyja këto lloje deri në vitin 1863 njiheshin si zhade. Ishte mineralisti francez Alexis Damour, që zbuloi dhe bëri ndarjen e zhades kineze (nefritit) dhe zhades burmeze (zhadeitit), që faktikisht janë minerale të ndryshme, edhe pse të ngjashme në pamje.

Zhadeiti në fakt ka një histori relativisht të shkurtër dhe nuk pati asnjërherë boom kërkesash deri në fund të shekullit XVIII. Ekzemplerët më të bukur dhe të pastër, me një ngjyrë të smeraldtë, përdoreshin nga perandorët kinezë, prandaj morën edhe emërtimin “zhade perandorake”.

Image result for jadeite

Zhadeitin e gjejmë në ngjyra të ndryshme duke filluar nga bluja, kafja, ngjyra e kremit, jeshilja, grija, portokallia, e kuqja, e bardha, e verdha, lejlaja etj, por edhe të kombinuara mes tyre në formën e njollave.

Related image

Zhadeiti i kuq formohet falë prezencës së hekurit brenda gurit të çmuar, ndërsa ngjyra jeshile vjen falë prezencës së kromit.

Image result for red jadeite

Ndërsa nefriti ka një gamë më të reduktuar ngjyrash si: kafja, jeshilja, grija, e verdha dhe e bardha. Në rastin e nefritit, vijat me nuance të kuqe, të verdha apo edhe kafe, vijnë si pasojë e procesit të oksidimit. 

Image result for nephrite  stone

Image result for nephrite  stone

Është një gur i lëmuar e i fortë dhe së bashku me diamantin formojnë dyshen e gurëve më rezistentë në botë. 

Për më shumë shikoni në fotogalerinë e mëposhtme përdorimin e gjerë të zhades në bizhuteri dhe objekte dekorative.

R.O.