Historianët e artit më në fund kanë zgjidhur identitetin e nënës së Leonardo Da Vincit, rreth 5 shekuj pas vdekjes së artistit.
Caterina di Meo Lippi, nëna e tij, ishte një jetime që jetonte në një shtëpi me gjyshen e saj mes disa kodrave të largëta, një milje nga Vinci, kur ngeli dhe shtatzënë. Studimi i ri tregon se ajo ka qënë vetëm 15 vjeç kur u josh nga një avokat më i madh në moshë, dhe mbeti shtatzënë me Leonardon.
Historianët e artit kanë luftuar shumë kohë për të zbuluar jetën e nënës së artistit, me spekulimet se ajo ishte një skllave nga Afrika apo Kina, por studime të reja janë shumë më afër të vërtetës.
Libri i ri i profesorit Martin Kemp rrëfen se një vajze vendase, Caterina, mbeti shtatzënë me avokatin Ser Piero da Vinci, i cili punonte në Firence. “Të jesh një 16-vjeçare me një fëmijë të paligjshëm dhe pa shtëpi, nuk kishte më keq se kaq”, thotë z. Kemp.
I ati i Caterina, Bartolomeo Lippi ishte zhdukur kur ajo ishte e re. Më pas jetoi me gjyshen që vdiq më 1451, për tu zhvendosur tek xhaxhai dhe halla.
Leonardo, i cili lindi më 14 prill 1452 ndoshta u rrit në shtëpinë e babait të Ser Pieros, të cilën dr. Kemp e zbuloi duke parë mes arkivës, domethënë pagesës së taksave, ku ishte vënë në dukje se jetonte një djalë i paligjshëm.
Këto dokumente thonë se artdashësit kanë vizituar vendin e gabuar, Casa Natale në Anchiano, i cili është dy milje larg Vincit.
“Ser Piero po bënte karrierë në Firence kështu që nuk e donte një fëmijë të vogël vërdallë. Dhe gjyshi jetonte në rrethana shumë të mira. Ata ishin një familje pronarësh dhe noterësh. Duket se gjyshi sillej bukur. Kur Leonardo u zhvendos në Firence ai njihej edhe si Leonardo di Ser Piero da Vinci”, vijon dr. Kemp.
Caterina u martua me një fermer vendas i quajtur Antonio di Piero Buti dhe Ser Piero da Vinci u martua me dikë tjetër. Caterina më pas pati dhe një tjetër djalë dhe katër vajza. Gjetjet janë detajuar në librin e ri “Mona Lisa: The People and the Painting”, të cilin Kemp e ka shkruar me ekonomistin dhe studiuesin e artit Giuseppe Pallanti.
Më shumë se 40 vjet më vonë Caterina jetoi me djalin e saj në Milano ku dhe vdiq, thonë dokumentat.
Ka një shënim në bllokun e Leonardos, në 1949 në Milano ku thotë “Caterina erdhi të qëndrojë këtu”. Studiuesit gjetën dhe një shënim të Leonardos për të paguar shpenzimet e funeralit të saj dhe të dhënat funerale të Milanos e lidhën me dikë që quhej Caterina nga Firence. “Ti vendos këto tre gjëra bashkë, dhe ajo vdiq brenda vitit nga ardhja e saj te Leonardo”, thotë Dr. Kemp. Ai e përshkruan atë si “një fund të qetë dhe romantik për atë që ndryshe është një histori melankolike”. / Top Channel
Zbulohet misteri i nënës së Da Vincit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A do të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Witkoff dhe Kushner takime me delegacionet e Moskës dhe Kievit
SHBA sekuestron një anije cisternë me pronësi kineze pranë Venezuelës, rrit presionin ndaj regjimit Maduro
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Travis Scott dhe Tyla në një lidhje romantike?





