2963 nxënës të shkollave 9-vjeçare për qytetin e Durrësit i janë nënshtruar gjatë ditës së sotme provimit të klasës së 5-të. 

Drejtoresha rajonale e Arsimit, Lindita Muka, deklaroi se të gjitha shkollat publike e jo publike kanë marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm për nxënësit.

Në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme vijon puna me përparësi për përgatitjen e provimeve të shtetit si nga mësuesit e klasave të 9-ta, ashtu edhe nga mësuesit e shkollave të mesme për maturantët.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dhënë urdhër për ndryshimin e datës së provimeve me zgjedhje. Për shkak të caktimit të datës së zgjedhjeve më 25 qershor, MAS ka ndryshuar një nga datat e provimit të maturës.

Ndjekim prononcimin e drejtoreshës Lindita Muka:

K.H.