Presidenti serb, Aleksander Vuçiç është shprehur i prerë se nuk do e nënshkruajë marrëveshjen me Kosovës. Gjatë mbledhjes me kryesinë e partisë së tij, ai përmendi ecurinë e dialogur Kosov-Serbi, duke i mëshuar edhe njëherë qëndrimit të tij.
Vuçiç ka thënë se është për kompromis me Kosovën, por ka shtuar se si president nuk do ta nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ne duam një kompromis, por unë nuk do të nënshkruaj njohjen e një Kosove të pavarur”, ka thënë Vuçiç.
Nga ana tjetër, Vuçiç ka pranuar se do të marrë pjesë në negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli. Deklarata e Vuçiç për Kosovën vjen para takimit me kryeministrin Albin Kurti që pritet të mbahet nga fundi i muajit qershor.





