Blerim Kotobelli me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve dhe ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar.Para pak ditësh u raportua se Shkëndija e Tetovës ka nisur bisedimet me lojtarin, të cilit i përfundon kontrata në fund të muajit dhe del i lirë.Veç tetovarëve, edhe Partizani e do mbrojtësin e Teutës.

Drejtuesit e klubit të kuq e kanë në listën e objektivave të tyre, por do u duhet të fitojnë konkurrencën me klubet e tjera. Nga ana tjetër edhe Teuta nuk do rrijë duarkryq, pasi do tentojë rinovimin e kontratës, edhe pse kjo duket e vështirë, për shkak se mbrojtësi do mundohet të bëjë një tjetër hap para në karrierën e tij.