12 nxënës të shkollave nëntëvjeçare të Durrësit u nisën për të marrë pjesë në Olimpiadën e Matematikës në Gjilan.
Përfaqësuesit e Durrësit janë të përzgjedhurit nga disa faza të olimpiadës. 2 prej nxënësve që bëjnë pjesë në këtë grup janë nga shkolla “Kushtrimi i lirisë” dhe “Turgut Ozal”, të cilët kanë triumfuar duke rrëmbyer çmimet e para të Olimpiadës së Matematikës për klasat e shtata, që u zhvillua në Durrës, me pjesëmarrje të 42 fëmijëve të përzgjedhur nga trevat mbarë shqiptare.
Sabina Alushi e Klevis Liperi, nga shkolla nëntëvjeçare “Kushtrimi i lirisë” dhe Nijada Kacmoli nga kolegji “Turgut Ozal”, rrëmbyen çmimet e para me pikë maksimale në Olimpiadën e Matematikës, ku morën pjesë 250 fëmijë të klasave të shtata.
Para nisjes nga Durrësi për në Gjilan, përfaqësuesit e qytetit tonë shprehën sigurinë për të dalë me rezultate të mira, pasi kishin studiuar shumë dhe ishin të ndërgjegjshëm për përgjegjesinë që ndjenin para bashkëmoshtarëve te tyre dhe mësuesve që i kanë trajnuar.
Qyteti i Durrësit është dalluar nëpër olimpiadat e organizuara të matematikës, për rezultatet pjesëmarrje të madhe dhe rezultate shumë të mira.
K.H.