Të shkurtra, mesatare deri tek shpatullat apo të gjata, e vërteta është që flokët janë një nga tiparet tona dalluese. Sipas një studimi ato tregojnë shumë për personalitetin tuaj. Ju ftojmë të lexoni më poshtë çfarë thonë flokët për karakterin tuaj.

Flokë të shkurtra deri tek veshët

Ju jeni të shoqërueshme, flirtuese dhe një person vërtet i këndshëm. E keni të lehtë të takoni njerëz të rinj dhe t’i bëni miq. Ju pëlqejnë punët që ju lejojnë të shfaqni inteligjencën tuaj dhe dini t’i bëni ballë problemeve, duke ruajtur vetëkontrollin, edhe pse ndonjëherë veproni pa u menduar.

Flokë sipër shpatullave

Flisni gjithmonë për të vërtetën, edhe kur ajo lëndon. Jeni të afta të gjeni ekuilibrin e duhur mes jetës personale dhe asaj profesionale. Nuk keni frikë dhe jeni të organizuara. Nuk e duroni dot rutinën, nuk keni komplekse dhe ju pëlqejnë eksperiencat e reja. Ndonjëherë veproni para se të mendoni se me kë keni të bëni.

Flokë me gjatësi mesatare

Jeni të lumtura me paraqitjen tuaj femërore, elegante dhe të sofistikuar. Ju pëlqen të flisni dhe bukuria juaj natyrale tërheq këdo që kalon në rrugën tuaj. Ju pëlqejnë sfidat dhe projektet e reja. Jeni ekspert në lidhjen e miqësive të reja dhe mbajtjen e tyre.

Flokë të gjata ose shumë të gjata

Jeni shumë të kujdesshme, të durueshme dhe ëndërrimtare. Në dashuri kërkoni lidhje afatgjata dhe jepeni plotësisht pas tyre. Jeni gjithashtu shumë selektive dhe kërkuese ndaj partnerit. Ju luftoni për ëndrrat tuaja dhe bëni të pamundurën për të arritur qëllimet tuaja. Këmbëngulja juaj ju ndihmon të arrini gjithçka që doni. 

Burimi: Bright Side

Përshtati: R.O.