Ky është momenti shokues kur një mjek grushtoi në fytyrë infermieren që asistonte në operacion, e cila ishte njëkohësisht edhe e dashura e tij.
Në video ata nisin të debatojnë menjëherë, pasi e nxjerrin pacientin nga dhoma e operacionit.
Dëshmitarët e skenës që ndodhi në spitalin në provincën e Lankaos, Kinë deklaruan se mjeku e kishte akuzuar të dashurën e tij se kishte thyer protokollin gjatë operacionit dhe pasi ajo e kishte mohuar ai e kishte grushtuar.
Është infermierja ajo që e ka goditur e para mjekun dhe ai i është kthyer duke e grushtuar disa herë, derisa ajo ka rënë pa ndjenja në dysheme.
Video ka marrë më shumë se 4 milionë shikime.





