Është gati të heqë dorë nga titulli mbretëror e çdo privilegj tjetër që i jep statusi i saj, për t’u martuar me njeriun e zemrës, një djalë të cilin e ka takuar 5 vite më parë në një restorant.
Princesha Mako e Japonisë, mbesa e perandorit Akihito dhe e bija e princit Akishino, do të lidhë kurorë me Kei Komuro, një student i porsadiplomuar.
Planifikimi i dasmës ka nisur tashmë. Vetëm se, në momentin e shkëmbimit të unazave, ashtu siç e dikton tradita japoneze, 25-vjeçarja do ta humbasë titullin e vet e do të kthehet në një shtetase të thjeshtë.
Përgatitjet për dasmën duket se do të kërkojnë kohë, pasi ngjarja do të jetë e mbushur me rituale, siç ndodh shpesh në dasmat japoneze, veçanërisht ato të rangut të lartë.
Princesha lë kurorën për dashurinë (FOTO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kapiteni i Iranit, Taremi akuzon FIFA-n dhe Infantino-n: Ky Botëror një katastrofë, na premtuan se gjithçka do të sistemohej, por s’ndodhi asgjë!
Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al
Përkujtohet në Kuvendin e Shqipërisë 82-vjetori i gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë
KLSH zbulon shkelje të rënda në ISUV/ Reagon PD: Rama duhet të japë dorëheqjen!





