Dashi: Flasin gjithmonë me zë të lartë.
Demi: Nuk dëgjojnë asnjëherë mendimin e të tjerëve, të bindur se kanë gjithmonë të drejtë.
Binjakët: Nuk u lënë radhë të tjerëve të flasin.
Gaforrja: E teprojnë gjithmonë me reagimet e tyre .
Luani: Hiqen sikur janë mirë, edhe nëse janë të mërzitur me dikë.
Virgjëresha: Analizojnë gjithçka hollësisht.
Peshorja: Mezi e marrin një vendim pasi e mendojnë e stërmendojnë.
Akrepi: Nuk i besojnë askujt, derisa t'u mbushet mendja se ia vlen.
Shigjetari: I thonë gjërat ashtu siç janë.
Bricjapi: Janë gjithmonë ironikë, aq sa të tjerët nuk i kuptojnë nëse po tallen apo flasin seriozisht.
Ujori: Humbasin në mendimet e tyre gjatë një bisede, aq sa nuk e kujtojnë me se përse po diskutohej.
Peshqit: Flenë kudo që të munden (Si arrijnë ta bëjnë këtë ? Është vërtet impresionuese)!
Po ju cila shenjë jeni ? A veproni kështu?





