Një figurë e çuditshme e ulur në mes të rrugës, në një zonë të përfolur se janë parë herë pas here fantazma shfaqet në videon më poshtë.

Pamjet e frikshme u kapën nga një automjet që po lëvizte gjatë natës nga Taman Tasik Perdana për në Bukit Tunku, në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Teksa makina kalon kthesën, një figurë e çuditshme shihet e ulur në mes të rrugës me këmbët e kryqëzuara.

Shoferi ndalon menjëherë dhe thotë: “Ok, kjo është e pak e frikshme”.

Pasagjeri i përgjigjet: “Po, kjo është vërtet e frikshme”, dhe shoferi nis të kthejë makinën menjëherë.

Pasi videoja u postua në internet, shumë prej komentuesve thanë se kishin patur eksperienca të ngjashme në këtë zonë. 

Sipas tyre, historitë për figura të çuditshme në këtë rrugë, vijojnë prej 10 vitesh.